Shporta juaj është bosh
Shtëpia pa kujtime
Në një pyll buzë Luginës
së Ferrit gjendet një fëmijë i humbur, atëherë kur ishin shuar të gjitha
shpresat. Nikoja dymbëdhjetëvjeçar, duket mirë: dikush e ka ushqyer, e ka veshmbathur
dhe është kujdesur për të. Kush mund të jetë ky njeri?! Është e pamundur të
kuptohet pasi Nikoja nuk flet dhe nuk ka kujtesë. Ndërgjegjja e tij është si një
shtëpi e errët dhe e padepërtueshme në dukje. I vetmi që mund ta nxjerrë nga
kjo gjendje është dikush, të cilin e quajnë njeriu që përgjum fëmijët. Për të
eksploruar në mendjen e Nikos në mënyrë që të zbulohet çfarë ka ndodhur me të thërritet
Pietro Xherberi, hipnotizuesi më i mirë në tërë Firencen. Dhe sado që duket e
pamundur, Xherberi ia del.
Ai arrin të gjejë
një shtytës - për shembull një gjest apo një kombinim fjalësh të caktuara - falë
të cilit arrin të zgjojë diçka brenda Nikos. Djali i vogël nis të rrëfejë, por
nga zëri, Pietro Xherberi kupton se ka hapur tej e tej dyert e një dhome të
harruar.
Hipnotizuesi e di
mirë se nuk ka shumë kohë për të shpëtuar Nikon dhe pa vonuar ai do të gjendet
në kurthin e një morie iluzionesh dhe mashtrimesh.
Zëri që flet nën
efektin e hipnozë nuk është ai i fëmijës.
Dhe historia që
tregon nuk i përket atij.
Autori | Donato Carrisi |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Xhimi Lazri |
Kategoria |
Bashkëkohorë Thriller Mister Drama Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 368 |
Data e botimit | Prill 2024 |
ISBN | 9789928817679 |
Gjuha | shqip |