Shporta juaj është bosh
Jetët e supremit
Ndër të gjitha
këto seanca, mund të them që seancat me motrën time kanë qenë disa nga seancat më
interesante që kam realizuar ndonjëherë. Jo të gjithë njerëzit që hipnotizohen
futen thellë në hipnozë, apo e lënë veten aq të lirë sa ti mund të flasësh me nënvetëdijen
e tyre të pashpenguar. Motra ime dhe lidhja që zhvilluam me nënvetëdijen e saj
përmes hipnozës ishte një nga këto raste të rralla.
Jam me fat dhe e
lumtur të ushtroj këtë profesion, të arrij të depërtoj te skutat më të thella
të njerëzve dhe që ata më besojnë mjaftueshëm, që së bashku të arrij t’i
udhëheq drejt përgjigjeve të tyre dhe drejt një jete më të mirë për ta.
E së fundmi do të
inkurajoja secilin prej jush, thjesht të gjeni Supremin tuaj të brendshëm,
zërin e brendshëm dhe ta dini se është gjithnjë aty për t’ju udhëzuar, drejt
një jete më në harmoni me qenien tuaj. Supremin e gjeni në hipnozë, por edhe në
qetësi, në buzëqeshjen e një fëmije, në rrezet e diellit dhe në brendësi të
zemrës suaj.
Autori | Lorena Shele |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Hipnoza |
Numri i faqeve | 136 |
Data e botimit | Nëntor 2024 |
ISBN | 9789928817549 |
Gjuha | Shqip |