Shporta juaj është bosh
Lamtumira e fundit
Ema e la ditarin t’i rrëshqiste nga dora mbi divan. Lotët ia kishin mbuluar fytyrën, sepse e kuptoi më në fund historinë e Izabelës dhe vendin që zinte ajo vetë atje. Frensi ishte gjyshja që e pat rritur, e rreptë dhe e ashpër, ndërsa Xhoni ishte gjyshi i saj, i dashur dhe shakaxhi, të cilin ajo e kish përqafuar menjëherë me dockat e saj të vogla kur ishte fëmijë. Mamaja e saj ishte foshnja e Izabelës, e bija e Methjusë, që nuk e mësoi dot kurrë të vërtetën për lindjen e saj. Ajo jetoi dhe vdiq duke kujtuar që Frensi dhe Xhoni ishin prindërit e saj të vërtetë. Izabela e kishte mbajtur fjalën nga ana e saj, duke e thyer sekretin vetëm pas vdekjes.
Asaj iu kujtua fotografia e vogël. Gjyshi duhet t’ia ketë dërguar fshehurazi, hamendësoi. Foton, bashkë me cullufen e vogël të flokëve. Mos vallë i kish dërguar edhe ndonjë lajm të vogël si ishte fëmija, kohë pas kohe? Mos vallë e kish mbajtur lidhur Izabelën me fëmijën e saj, pa rënë në sy?
| Autori | Samantha Grosser |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Përkthyesi | Shpresa Osmeni |
| Kategoria |
Roman Novela Sentimentalë Letërsi e huaj |
| Numri i faqeve | 176 |
| Data e botimit | Nëntor 2024 |
| ISBN | 9789928817587 |
| Gjuha | Shqip |
































