Gjysma tjetër e qiellit

Në këtë antologji, “Gjysma tjetër e qiellit”, zërat e njëqind e gjashtëdhjetë poeteshave greke na ftojnë në një univers magjik poetik shumëngjyrësh, me qiej të kaltër, me nebuloza shpirtërore e metafizike, me diej përvëlues e hëna drithëruese, me toka të buta e të ashpra, me dete të thellë e batica e zbatica ndjenjash. Këto shkrimtare, që së pari janë gra, nëna, vajza apo mbesa trajtojnë një mozaik shumëdimensional çështjesh ekzistenciale të tilla si dashuria, humbja, mungesa, kujtesa, identiteti personal, trupi femëror, kërkimi i vetvetes, tensioni midis lirisë personale dhe pritshmërive shoqërore, përkohshmëria, mbijetesa, historia, ndjenja patriotizmi etj. Fjalët e tyre mbartin një forcë të pamohueshme, duke zbuluar të vërteta drithëruese personale dhe kolektive.

Detajet rreth librit
Autori Grup autorësh
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Maklena Nika
Kategoria

Poezi

Antologji

Letërsi e huaj

Libra të rinj

Numri i faqeve 600
Data e botimit Mars 2025
ISBN 9789928817891
Gjuha Shqip
Libër fizik
2000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune