Aroma e verdhë

Ende nuk po ngopej duke e puthur. E vetmja puthje që ka rëndësi dhe e vetmja e vërtetë, është kjo puthje e parë, ku shkrin dy buzë, dy frymëmarrje, ku laget, si për të marrë zjarr më keq, flaka e çmendur, e shpërthyer diku në brendësi. Është vërtet një nevojë ngjethëse, që nuk e plotëson asgjë, përveç atyre buzëve të etura. Nuk kuptohet koha që të duhet për ta shijuar këtë puthje të parë deri në fund. Duket se ke një shekull, apo sa ke filluar ta prekësh, apo kushedi. Koha nuk ka vlerë. Truri i tij nuk perceptonte asgjë, përveç shijes së lagësht të asaj goje të ëmbël, që nuk kishte lidhje me buzët e saj të përditshme, me ato buzë që flisnin e nxirrnin fjalë; ato ishin krijuar vetëm për të puthur atë, për të vulosur dëshirën e marrë që kishte ai për ta zotëruar të tërën. Ndiente të pulsonte diçka fort diku në mes të rropullive, apo sipër nëpër tru, apo në kraharor, apo nëpër gjymtyrët që i dridheshin pa dashje, për të mos shtrënguar më tepër se ç’duhej brishtësinë që kishte përpara.

Detajet rreth librit
Autori Ermonela Zoto
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Me temë shoqërore

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 192
Data e botimit Maj 2025
ISBN 9789928817495
Gjuha Shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune