Shporta juaj është bosh
Urrejtja gjysma e hakmarrjes
“Urrejtja, gjysma hakmarrjes”
është një roman policor, në dukje të parë, por që mban peshën më të madhe të
një romani thriller historik, që endet mes të shkuarës dhe të tashmes, midis
hakmarrjes dhe detyrës, midis dashurisë dhe urrejtjes. Autori rreket të na japë
nga fillimi në fund një histori moderne me detektivë në zbardhjen e vrasjes,
duke bërë një paralelizëm midis dy ngjarjeve të rëndësishme që kanë tronditur
Greqinë në një kohë të largët dhe të afërt, atë të datës 21 prill 2013, kur u
vranë dhe iu prenë kokat në mënyrë të tmerrshme dy anëtarëve të Trojkës në një hotel qendror të Athinës (ngjarje e
trilluar), që sipas kalendarit Gregorian, kjo datë përputhej me datën e
Masakrës së Dhilesit para 143 vjetësh, domethënë më 21 prill të vitit 1870, të
Enjten e Madhe. Kjo ngjarje mori shkas kur vëllezërit Arvanitaki, një nga
bandat më famëkeqe të shekullit XIX, të kryesuara dhe drejtuara nga kryebanditi
Tako Arvanitaki, përbëhej nga 21 persona, të armatosur deri në dhëmbë dhe që
ndiqeshin nga ligji për disa vrasje dhe vjedhje, morën peng lord Mankasterin e
Britanisë, Frederik Vainerin, si dhe një grup turistësh anglezë, teksa ishin
duke vizuar qytetin e Marathonës në Greqi.
Kjo ngjarje e rëndë, sipas
historisë, për pak sa nuk shkaktoi luftë. Kriza u shmang vetëm pasi Greqia
ndërmori një fushatë në shtypjen e bandave që vepronin në territorin e saj.
Autori | Emilios Solomou |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Kristo Pulla |
Kategoria |
Histori Roman Bashkëkohorë Thriller Policorë Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 504 |
Data e botimit | Prill 2018 |
ISBN | 9789928277022 |
Gjuha | Shqipe |