Shporta juaj është bosh
Anahera, e fshehta në godinën e pestë
Në shkollën e riedukimit më famëkeqe londineze, kundër dëshirës së saj dhe e lënë pa zgjidhje tjetër, për herë të parë regjistrohet një vajzë. Kushtet e vështira me të cilat ajo përballet, do ta çojnë drejt një qëllimi të vetëm: arratisje. Me shumë pak kohë në dorë dhe një shpirt rebel, Anahera ndërton një skuadër dhe një plan të mirëfilltë. Mirëpo pengesat që do të hasë gjatë rrugës do të jenë gjithashtu ato të cilat do të hapin shtigje të reja, drejt një të vërtete drithëruese.
Njëra nga godinat mbart një të fshehtë të errët. Mes frikërash, gënjeshtrash, pikëpyetjesh dhe lufte me vetveten, Anahera duhet të hedhë dritë mbi këtë vend, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar njëherë e mirë prej tij.
Autori | Xhensila Dautllari |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Mister Letërsi shqipe Libra të rinj Letërsi për adoleshentë |
Numri i faqeve | 208 |
Data e botimit | Shtator 2025 |
ISBN | 9789928960054 |
Gjuha | Shqipe |