Nata e të mundurve

Ishte fundi i vitit 1975, kur në një fshat të vogël e të humbur u organizua një festë dhe rreth tridhjetë anëtarë të një kooperative bujqësore u dekoruan e u nderuan me çmime. Por, ishte një simulim. Ajo ceremoni i shërbeu Sigurimit të Shtetit për të zhvendosur vëmendjen e banorëve nga një operacion, që do të kryhej po atë natë.

Ishte akti i fundit i një “spastrimi”, si quhej asokohe eliminimi i rivalëve dhe lufta për pushtet në partitë komuniste të Lindjes. Edhe për atë shqiptare (Partia e Punës, sipas emërtimit zyrtar) ishte e njëjta gjë. Një vit më parë kishte ndodhur një tjetër, një vit më pas do të ndodhte përsëri. “Spastrimi” i kësaj historisë sonë goditi dhe i preu kryet ushtrisë. E gjithë klasa drejtuese u akuzua për tradhti dhe për grusht shteti. Në fund të 1975-s u pushkatuan komisari politik i ushtrisë (drejtues e mbrojtës ideologjik i aparatit ushtarak), kreu i Shtabit të Përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes, të tre gjeneralë.

Ngjarja që do të tregojmë këtu lidhet me figurën e këtij të fundit. Ajo është ndërtuar dhe bazuar në procesverbalet e inkuizicionit politik që ushtronin organet e Partisë, të dokumenteve të çmuara e të ruajtura në Arkivin Kombëtar të Tiranës e të pasqyruara këtu besnikërisht, ndonëse me pjesë të shkëputura, dëshmi mizore të halucinacioneve që mund të godasin pushtetin. Jo vetëm atë komunist dhe jo vetëm në atë periudhë.

Detajet rreth librit
Autori Antonio Caiazza
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Diana Çuli
Kategoria

Roman

Me temë historike

Politikë

Numri i faqeve 296
Data e botimit Shtator 2025
ISBN 9789928960085
Gjuha Shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune