Shporta juaj është bosh
Fytyra tjetër e Dionisit
Duke qenë se nuk po gjej një mënyrë të goditur për të nisur këtë rrëfim, po dal direkt në temë: ka tri ditë që më kanë mbyllur në çmendinë dhe akoma nuk më kanë thënë përse. Sigurisht, arsyeja është një privilegj që duhet fituar në një vend si ky ku ndodhem Unë. Nëse prisni që të filloj të flas për traumat e të kaluarës, frustrimet apo marrëzira të tilla, gaboheni. Këto nuk janë gjë tjetër veçse hijet që mjekët e pavijonit, të fshehur në muret e tyre, shfaqin në këtë shpellë platonike ku më kanë futur.
Autori | Brajan Sukaj |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 176 |
Data e botimit | Nëntor 2024 |
ISBN | 9789928817655 |
Gjuha | Shqip |