Shporta juaj është bosh
Shtëpia e dritave
Pjetër Xherberi vdiq të hënën e parë të korrikut rreth orës dhjetë e tridhjetë në një mëngjes të nxehtë vere. E megjithatë, ajo ngjarje do të përbënte vetëm një episod të caktuar në tërësinë e ndodhive të jetës së tij. Me kalimin e kohës rëndësia e saj do të ishte aq sa e gjithçkaje tjetër që ka zënë vend në katalogun e kujtesës. Për hir të së vërtetës duhet thënë se mund të quhej e gabuar ta cilësoje edhe si “kujtim”, pasi Pjetri Xherberi nga ai çast do të mbante mend shumë pak. Më së shumti kujtonte vetëm detajet që i kishin paraprirë ngjarjes fatale. Dhoma ngjyrë jargavani në katin e parë të vilës në Porto Erkole. Aroma e livandës. Shtrati i rregulluar. Dritarja që binte mbi kopsht e hapur tej e tej, perdet prej dantelle që valëzonin si fantazma drejt qiellit të kaltër. Ai farë gulçimi i çliruar nga atletet e konsumuara, kur fërkoheshin me pllakat prej terakote ndërkohë që rende të fshihej në ballkon, i ndjekur nga një hordhi bashkëmoshatarësh të vendosur ta kapnin në mënyrë që të përfundonte loja. Djersa që i rridhte nga flokët te faqet e nxehura teksa kalonte përmes dhomës. Shija e njelmët e piklave që i përfundonin në gojë. Dihatja dhe buzëqeshja e pavetëdijshme që i ndriçonte fytyrën në çastin kur kthehej një moment që të kontrollonte ata që i ishin qepur këmba këmbës.
Autori | Donato Carrisi |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Xhimi Lazri |
Kategoria |
Roman Krim Bashkëkohorë Thriller Mister Psikologji Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 400 |
Data e botimit | Tetor 2025 |
ISBN | 9789928960139 |
Gjuha | Shqip |