Gërsheti i jetës

Përgjatë rrugës së kthimit, ndërsa shtrëngonte dorën e Lilit që rrinte mbështetur në ndenjësen e saj të makinës, Vera i premtoi vetes se ajo do të bënte ç’ishte e mundur për ta parë të motrën po aq të lumtur sa ç’kishte qenë përgjatë këtyre ditëve. Vera nuk donte që Lili ta humbiste shkëlqimin që kishin marrë sytë e saj të shkruar. Ajo do të sigurohej gjithnjë për këtë. Ishte motra e madhe!

Çfarë ka rezervuar jeta për dy motra që duhet të përballojnë të vetme të gjitha sfidat që u dalin përpara? Sa dashuri, mund e vendosmëri u duhet atyre për të kapërcyer çdo vështirësi? Sa janë të gatshme të sakrifikojnë ato për njëra-tjetrën?

Pas romanit “Qiriri i jaseminit” shkrimtarja Evis Vyshka vjen me një rrëfim prekës mbi historinë e dy motrave, Verës e Lilit. Ky është “Gërsheti i jetës” së tyre, filli i padukshëm që lidh pjesëtarët e një familjeje, i cili edhe pse herë forcohet e herë thuajse shthuret, arrin t’i mbajë ato përgjithmonë të lidhura me njëra-tjetrën.

Detajet rreth librit
Autori Evis Vyshka
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Bashkëkohorë

Me temë shoqërore

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 448
Data e botimit Tetor 2025
ISBN 9789928960160
Gjuha Shqip
Libër fizik
1300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune