Shporta juaj është bosh
Gjithmonë në kthim
Është vera e vitit 1991. Daniele është shtatëmbëdhjetë vjeç dhe këto janë pushimet e tij të para vetëm me shokët. Dy javë larg shtëpisë për tu shijuar në maksimum midis plazheve, diskotekave, alkoolit dhe vajzave. Por nuk ka marrë parasysh diçka: veten. Mjafton një shqetësim i vogël gjatë natës së 15 gushtit që Daniele ta braktisë grupin dhe të vendosë ta vazhdojë udhëtimin në këmbë, vetëm, nga Riviera Romane në Romë. I lirë nga shpërqendrimet dhe shtirjet në shoqëri, duke iu lëshuar pa e vrarë mendjen bukurisë së natyrës që e mbush me gëzim dhe ankth njëherësh, ndoshta do t’ia dalë të kuptojë arsyet e trazimit që gjithnjë e fshikullon dhe e bën merak. Vetëm me një valixheje të rëndë sa një bllok mermeri, Daniele niset, i detyruar ta kapërcejë drojën për tu kërkuar ndihmë njerëzve që has rrugës: diçka për të ngrënë, një vend për të kaluar natën. Ai takon njerëz të rraskapitur nga vetmia e prapë të aftë që të bëjnë përpara, njerëz në buzë të humnerës së çmendurisë, të mundur nga jeta, prepotentë të pashërueshëm. Dhe gjen dashurinë, në sytë e kaltër të Emës. Por mbi të gjitha, Daniele gjen veten, në një dialog të thellë e të heshtur përgjatë të cilit interpreton dhe vë vazhdimisht në pikëpyetje atë që i ndodh, i etur për ta gllabëruar botën e një shtatëmbëdhjetë-vjeçari, për të kuptuar çdo gjë, e mbi të gjitha, veten: për të matur forcat, për të marrë vesh se nga çfarë jemi bërë, çfarë na entuziazmon e çfarë na fik përgjithnjë. Ky udhëtim do ta njohë me të më madhin e arteve: Artin e takimit.
| Autori | Daniele Mencarelli | 
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena | 
| Përkthyesi | Erion Gjatolli | 
| Kategoria | Roman Bashkëkohorë Letërsi e huaj Refleksione | 
| Numri i faqeve | 416 | 
| Data e botimit | Tetor 2025 | 
| ISBN | 9789928960177 | 
| Gjuha | Shqip | 
 

































 
  
                                             
                             
                             
                             
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                