SAB

“Romani SAB është një roman koral që tregon mbi vdekjen e një njeriu të mirë dhe mbi gjurmët që vdekja lë në shpirtrat e atyre që mbeten, mbi të gjitha në rastet kur marrëdhëniet ndërmjet personave kanë lidhjen patriarkale të familjes Çalliku: diçka thyhet brenda me vdekjen e një njeriu të dashur “siç kriset kristali i padukshëm që mban bazën e vazos...”. Si të ngrirë në kohë, protagonistët e romanit gjenden të gjithë të heshtur, mendueshëm në shtëpinë e shtatëdhjetëvjeçarit Meta, që e thërrasin Lala, dhe të gruas së tij Ija: janë këta gjyshër pikëmbështetja që mban të lidhur një familje, e cila ka jetuar historinë e Shqipërisë në shekullin e fundit. Shtëpia e gjyshit Meta dhe e gjyshes Ija ka qenë një teatër aq i madh ngjarjesh njerëzore dhe politike saqë nuk mjafton një njeri për t’i treguar, por nëntë persona janë mbledhur aty për ngushëllim. Janë pjesëtarë të familjes Çalliku, fëmijë, nipër, një nun, të cilët gjatë 11 kapitujve të romanit marrin fjalën në heshtje, çdonjëri nëpërmjet një monologu të brendshëm. Histori familjare, kronikë politike, rrëfim intim, përmbledhje e historisë së një populli nën peshën e hekurt të diktaturës, çdo element i përshkruar e bën këtë roman të bukur, dhe mund të themi se është një lloj “Njëqind vjet vetmi” shqiptare, ku Spanjolli, barokut të zjarrtë të Markezit i kundërvë një shkrim të qëllimshëm “popullor”, por pa hequr dorë dhe nga epikja dhe fantastikja. Artur Spanjolli ka shkruar një roman klasik për kohërat tona moderne.”  

Lorenzo Velle (Cronaca di una vita in silenzio, 2015)

Detajet rreth librit
Autori Artur Spanjolli
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 312
Data e botimit Nëntor 2025
ISBN 9789928817938
Gjuha shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune