Shporta juaj është bosh
Qeni dhe kontrabasi
Duket e pamundur që të përmbledhësh në një roman të gjithë paradoksin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Por autori Saša Ilić e zgjidh përmes rrëfimit të nëntëmbëdhjetëvjeçarit Filip Isaković që pas shumë kohësh në anijen luftarake JRM, në vjeshtën e vitit 1991, u gjend para ishullit të Lošinjit. Asokohe, ajo ishte aroma e fundit e parajsës sepse të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë e kaploi errësira e luftës dhe i gjithë vendi do të përmbytej nga gjaku. Plot dy dekada më vonë, një ish-veteran lufte dhe kontrabasist xhazi, tashmë i shkatërruar mendërisht dhe pothuaj edhe fizikisht dhe që madje nuk mund të luajë më, shoqërohet në një spital psikiatrik në Kovino, ku takon ata që u braktisën nga shteti, pasi i përdori turpshëm për luftërat e tij. Lexuesi udhëton nëpër kohën dhe hapësirën e Jugosllavisë deri në zemër të romanit: Ku filozofia e çlirimit të një shoqërie të bllokuar në nofullat e së kaluarës së luftës dhe realizimi se liria nuk vjen përmes harresës shfaq idenë e madhe se ne nuk mund ta shërojmë individin nëse nuk e shërojmë më parë shoqërinë.
| Autori | Saša Ilic |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Përkthyesi | Ben Andoni |
| Kategoria |
Roman Letërsi e huaj Libra të rinj |
| Numri i faqeve | 436 |
| Data e botimit | Nëntor 2025 |
| ISBN | 9789928960214 |
| Gjuha | Shqip |
































