Shporta juaj është bosh
Një rrugëtim reflektues me "Politika si ide" te Valentina Leskajt
... jo rrallë vlerësimet tona për zhvillimet ndikohen nga arsye që lidhen me lodhjen dhe zhgënjimin e shoqërive që dolën nga komunizmi, e që kishin pritshmëri të larta pas rënies së perdes së hekurt, duke e parë demokracinë si një moment, jo si një proces. Ndërkohë që krijimi i një kulture politike demokratike nuk është një moment, është proces i gjatë dhe jo i lehtë.
...mendoj se vitet e fundit pothuaj janë fshirë nga fjalori politik disa parime të një demokracie funksionale, që lidhen me përfshirjen, meritokracinë, madje edhe vetë demokracia funksionale, nuk përdoret shumë në ligjërimin politik aq sa duket sikur merret e mirëqenë, si një moment që është vendosur me ndryshimin e sistemit politik, me faktin që bëhen zgjedhje, me faktin që ka pluralizëm politik, ka pluralizëm mediatik, me faktin që janë miratuar ligje që duhet të shërbejnë si garanci për këto standarde.
A na mjafton kjo? A na mjafton fakti që kemi zgjedhje, që kemi shumë parti që garojnë në zgjedhje, që kemi shumë media që bëjnë pluralizmin mediatik, që kemi ligje të mira, për të qenë një demokraci realisht funksionale, pavarësisht nga problemet që kanë zgjedhjet, media, drejtësia, funksionimi i parlamentit etj.?
Vullneti politik, ligjet e mira që kemi bërë, ngritja e institucioneve si garantë, janë themele shumë të rëndësishme. Gjithsesi kjo është “demokracia teknike” siç e quan Vaclav Havel...
Shkëputur nga libri "Politika si ide" të autores Valentina Leskaj
| Autori | Grup autorësh |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Studime Politikë Libra të rinj |
| Numri i faqeve | 270 |
| Data e botimit | Nëntor 2025 |
| ISBN | 9789928960221 |
| Gjuha | Shqip |
































