Petro Marko, shkrimtari i lirisë

Përqasja e romaneve të P. Markos, me disa nga tekstet e shkrimtarëve të huaj, për ta vendosur prozën romanore, në një kontekst më përtej letrave shqipe, pra, në kontekstin e letërsisë europiane dhe botërore. Nga krahasimi i realizuar, në mes romanit Hasta la vista me romanet “Lamtumirë armë” dhe “Për kë bie kamabana” të E. Hemunguejt, me romanin “Shpresa” të A. Marlout, me romanin “Portat e diellit” të Simonë Teri, si dhe me librin “Homazh Katalonjës” të G. Oruellit, u krijua një përshtypje më e plotë për epopenë e Luftës së Spanjës. Po ashtu, pista krahasimore, për romanin Qyteti i fundit të P. Markos, me romanin “Për kë bie kambana” të E. Heminguejt, si dhe me romanin “Harku i triumfit” të E. Remarkut, në disa pikëpërkime rastësore, përveçse përforcon tiparet moderne të tekstit Qyteti i fundit, njëherit e vendos romanin në kontekstin e letërsisë bashkëkohore botërore. Gjithashtu, jo pa interes, është përqasja shkurtimore e pjesës së parë të romanit Ara në mal, të P. Markos me tekstin e romanit “Njerëz të pamvarur” të shkrimtarit islandez Halldor Llaksnes. Pjesë e vështrimit krahasimtar, me tekste të autorëve të huaj, është edhe romani Shpella e piratëve, një tekst i letërsisë për fëmijë, sidomos për episodin e betejës me peshkaqenin, që vetvetiu të ndërmend situatën e prozës “Plaku dhe deti” të Ernest Heminguejt.

 

Detajet rreth librit
Autori Behar Gjoka
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Studime

Libra të rinj

Numri i faqeve 348
Data e botimit Nëntor 2025
ISBN 9789928817969
Gjuha Shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune