Mendoj si europian

Përmbajtja e librit MENDOJ SI EUROPIAN është fokusuar te ndërtimi i mendimit përmes edukimit, duke integruar filozofinë, shkencën dhe fenë në institucionet: familja, komunitetit qytetar, shkolla, shteti dhe institucionet fetare.

Titulli i librit është produkt i kërkimit të thellë e të gjatë filozofik për mendimin dhe i mbledhjes së të dhënave gjatë eksperiencës në procesin mësimor edukativ parauniversitar dhe në shkollën e lartë. Edukimi është proces i gjerë. Është përvetësimi i njohurive, zhvillimi i aftësive, ndërtimi i vlerave, besimeve dhe i zakoneve. Ai përfshin procesin mësimor. Edukimi, në kontekstin publik, zhvillohet nën drejtimin e edukatorëve/mësuesve dhe ka në qendër nxënësin. Natyrisht, institucionet e edukimin mund të jenë publike ose jopublike. Shkencat e edukimit, filozofia dhe njohuritë mbi fenë janë tri shtylla mbi të cilat ndërtohet godina e formimit shkencor të njeriut përmes shkollimit laik e sekular. Natyrisht, edukimi fillon në familje dhe vijon në çerdhe, vazhdon në sistemin parashkollor, në shkollën fillore, në shkollën e mesme të ulët (8-9-vjeçare) dhe të mesme të lartë (gjimnazi dhe shkolla profesionale/lice), në institucionet e arsimit të lartë (IAL) (universiteti, akademia, instituti, kolegji), dhe vazhdon gjatë gjithë jetë së njeriut. Duke qenë shumë i gjerë, studimi ynë është fokusuar tek edukimi i mendimit dhe ndërtimi i vlerave themelore njerëzore. Modeli i shoqërisë së qëndrueshme projektohet nga mendje të zhvilluara, të bazuara mbi themele të vërtetash dhe që zhvillohen e pasurohen gjithë jetën në mënyrë të ekuilibruar, duke tentuar drejt një raporti sa më të saktë mes racionales dhe jo racionales, i cili është konsideruar si “raporti i artë”. Më shumë se çdo epokë e historisë, epoka jonë globale kërkon njerëz me mendje të hapur, shoqëri të qëndrueshme, shmangie të paragjykimeve fetare, të konflikteve dhe të radikalizmit. Prandaj fokusi ynë, në vijim, është mendimi. Si ndërtohet mendimi i njeriut gjatë procesit të shkollimit dhe pas tij.

Detajet rreth librit
Autori Agim Leka
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Studime

Filozofi

Numri i faqeve 480
Data e botimit Nëntor 2025
ISBN 9789928960115
Gjuha Shqip
Libër fizik
2000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune