Andej nga këndon thëllëza

“Andej nga këndon thëllëza” nuk është një libër biografik, madje as thjesht historik. Kam pasur si qëllim dhe shpresoj t’ia kem arritur, të shkruaj për fshatin dhe njerëzit, për jetën e tyre, zakonet dhe traditat në shekuj, deri në ditët e sotme. E ndieja si obligim për të lënë diçka trashëgim për brezat që do të vinë, për fëmijët dhe nipërit e prindërve të sotëm që, në pleqërinë e tyre, nuk e dinë sesi do të jetë e nesërmja e shtëpisë, e lagjes dhe e fshatit.

Muzina si fshat i lashtë në histori ka veçantitë e veta të zhvillimeve historike, ekonomike, sociale e arsimore dhe në ruajtjen e traditave, të gjuhës dhe të zakoneve. Është fshati që ka kaluar dy trauma në udhëtimin e vet historik. Plagët e Luftës së Dytë Botërore, që ia copëtuan pjesën më të madhe të trupit të djegur... dhe, ajo që erdhi pas utopisë komuniste: Ikjet pa kthim të djemve dhe vajzave, që prodhuan brenga e lot në çdo shtëpi.

Panajot Zoto

Detajet rreth librit
Autori Panajot Zoto
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Kujtime

Monografi

Numri i faqeve 192
Data e botimit Nëntor 2025
ISBN 9789928817884
Gjuha Shqip
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune