Shenja

Autori bestseller i New York Times, Raymond Khoury, rikthehet me një thriller tronditës dhe provokues, të frymëzuar nga ngjarje që mund të duken sikur janë shkëputur nga titujt kryesorë të lajmeve, ku shkenca, feja, politika dhe historia ndërthuren në mënyrë mahnitëse.

Në Antarktidë ankorohet një ekspeditë shkencore e cila ndjek nga afër shpërbërjen e bregut prej akulli. Në kohën kur gazetarja Grejs Logan nis kronikën nga vendngjarja, papritmas në qiell shfaqet një lëmsh i stërmadh, vezullues drite, i cili e mbështjell anijen në një shkëlqim lëbyrës, mandej zhduket në mënyrë po aq të mistershme sa shfaqet, ndërsa bota mbarë mban frymën teksa ndjek ngjarjen drejtpërdrejt.

Në majën e një mali në Egjipt, një prift i vetmuar sodit madhështinë e krijimit hyjnor që shtrihet përpara tij. Prania e tij në atë vend të shenjtë mbetet një mister edhe për vetë atë. E vetmja gjë për të cilën është i sigurt është forca e pashpjegueshme e thirrjes që ndien dhe nevoja e pakontrollueshme për të hedhur në letër dhe për të vizatuar vegimin që e përndjek vazhdimisht.

Ndërkohë, në Boston, Matt Sherwood, një ish-hajdut makinash që ka lënë pas të kaluarën e tij kriminale, zbulon se vdekja e vëllait të tij mund të mos ketë qenë aspak ajo që dukej. Dhe, më tronditëse akoma, ajo mund të lidhet me polemikën e jashtëzakonshme që po përhapet me shpejtësi, duke kërcënuar të zhysë botën në dhunë dhe kaos.

Ndërsa bota mban frymën pezull, Gracie dhe Matt nisen në kërkim të së vërtetës së një misteri që mund të ndryshojë gjithçka.

A ka vendosur më në fund Zoti të zbulojë veten para njerëzimit?

Apo pas kësaj mrekullie të dukshme fshihet diçka shumë më e errët dhe më e rrezikshme?

Detajet rreth librit
Autori Raymond Khoury
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Fatmir Ndreu
Kategoria

Roman

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 528
Data e botimit Nëntor 2025
ISBN 9789994319107
Gjuha Shqip
Libër fizik
1600 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune