Shporta juaj është bosh
Granti
... Të shkrirë nën krahët e njëri-tjetrit u dergjën për gati një orë mbi tapetin persian. Ana, papritur, i kishte mbushur sytë me lot. Ishte nata e fundit e një jete të jetuar intensivisht në krahët e një mashkulli tejet të bukur, por nuk e dinte nëse ishte i duhuri...
... Njerëzit sot jetojnë me bukë, jo me shpirt. Këta dy muaj të fushatës edhe unë kam menduar të jem një njeri, siç thua
ti, më i mirë, por nuk më lanë. Çdo gjë fillon nga ata të dy që janë jashtë, - bëri me kokë nga bodigardët, - kufizimi i gjithçkaje. Unë nuk dal dot pa ta, punët e fushatës nuk u bënë pa ndërhyrje, ndryshime, pakte të fshehta. Paron nuk e lejuan të gatuante siç donte ajo, njerëzve nuk u treguam të vërtetat e demagogjisë që u servirëm. Verën që më solli në jetë nuk e pashë dot drejt e në sy, pasi unë nuk jam Granti i ëndërruar prej saj, i cili është po ai që ëndërron edhe ti. Pra, shkurt atë njeriun parimor nuk e pamë dhe nuk e takuam gjëkundi. Ose e fshehëm, e mbytëm, e zhdukëm.
Unë të siguroj se edhe ti, nuk do ta zgjedhësh kurrë atë.
| Autori | Dhurata Kasa |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Romancë Letërsi shqipe Libra të rinj |
| Numri i faqeve | 208 |
| Data e botimit | Shkurt 2026 |
| ISBN | 9789928817686 |
| Gjuha | Shqip |
































