111 miq, vlerësime dhe urime, Shkëlqim Hajdari në 60-vjetorin e lindjes

"Në të vërtetë, libri që keni në duar, jo rastësisht, është ndryshe nga librat e zakonshëm. Ka të veçantën e tij.

Një libër shkruhet zakonisht nga një autor, i cili përmes ngjarjeve, rrethanave, njerëzve, mjedisit, hapësirës ku është

vendosur, krijon një univers ku lëvizin njerëz të ndryshëm.

Pra, ai krijon nga perceptimi i tij, ndjenjat, përjetimet, një botë të veçantë, sjell një mori fatesh njerëzore dhe figurash nga më të ndryshmet, dhe kjo është në vetë perceptimin e shkrimit.

Kjo gjendje është e pranishme dhe kështu ka qenë që në zanafillën e letërsisë.

Ky libër ka një rrjedhë ndryshe.

Nuk ka një autor të vetëm. Janë 111 autorë, të cilët, nga eksperienca e viteve, prirjet, e kaluara dhe e tashmja, kanë

sjellë figurën e një njeriu të vetëm, të cilin e kanë mik, shok, koleg, kanë pasur me të çaste të zakonshme apo dramatike, dhe, si ndodh në jetë, njerëzit e duan të Mirën, të Drejtën dhe të Ndershmen, dhe kundër kësaj dashurie nuk mund të bësh asgjë, nuk mund të fshihet asgjë dhe nuk mund të rrethohet asgjë..."


Bedri Islami

Detajet rreth librit
Autori Grup autorësh
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Libra të tjerë

Numri i faqeve 384
Data e botimit Maj 2026
ISBN 9789928960627
Gjuha Shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune