Shporta juaj është bosh
Intrigë ndërkombëtare
Dokumenta të pabotuar, të gjetur në arkivat diplomatike nëpër Europë rindërtojnë një ngjarje ende të panjohur tërësisht, që lidhet me aktorët Marcello Mastroianni, Michel Piccoli, Anouk Aimée dhe me aktorin e skenaristin asokohe në rritje e sipër Sergio Castellito. Bëhej fjalë për filmin Gjenerali i ushtrisë së vdekur, bazuar mbi romanin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, drejtuar nga regjisori Luciano Tovoli, njëri prej drejtorëve më të njohur të kinematografisë italiane. Xhirimet parashikoheshin të kryheshin gjatë periudhës 1980-1982, në Shqipëri, ku kishin ndodhur vërtet ngjarjet që do të tregoheshin. Por, pas kontaktesh, udhëtimesh e inspektimesh në terren, si dhe parash të derdhura në Bankën e Shtetit Shqiptar, trupën e hipën në një avion dhe e kthyen mbrapsht në Itali, pa lënë të xhirohej as edhe një metër film. Përgjegjësia i është ngarkuar përherë palës shqiptare, por dokumentat e shqyrtuara në arkivat diplomatikë, rrëfejnë intrigën që u përpoq të pengonte xhirimet për filmin. Aparatet e dy demokracive të mëdha, të Italisë dhe të Francës, ushtruan presion të fortë ndaj Shqipërisë, që filmi të mos realizohej. Motivi: ai do të hapte faqen e pushtimit fashist, të mizorive dhe të persekutimeve ndaj popullsisë civile, faqe, të cilën në Romë dëshironin ta mbyllnin përgjithmonë. Megjithatë, filmi u realizua, u xhirua në Itali dhe doli në vitin 1983, por në Itali nuk u shfaq kurrë në sallat e kinemasë.
| Autori | Antonio Caiazza |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Përkthyesi | Diana Çuli |
| Kategoria |
Histori |
| Numri i faqeve | 200 |
| Data e botimit | Tetor 2026 |
| ISBN | 9789928960948 |
| Gjuha | Shqip |
































