Shporta juaj është bosh
Egnatia
EGNATIA
Ka
histori që nuk përfundojnë kurrë. Ato vetëm presin të rizbulohen.
Kush
jemi ne, përtej emrit që mbajmë, vendit ku lindim dhe kohës në të cilën
jetojmë? Sa nga e kaluara jonë mbetet e gjallë brenda nesh, edhe kur nuk dimë
ta shpjegojmë?
Egnatia
është një udhëtim mes dy kohëve, dy botëve dhe dy përjetimeve të jetës. Në
njërën anë, Iliria e lashtë, ku pushteti i Romës, ndërtimi i një rruge
madhështore dhe takimi mes dy qytetërimeve ndërthuren me fatet njerëzore,
pasionet dhe zgjedhjet që mund të ndryshojnë një jetë. Në anën tjetër, Londra e
sotme, ku një vajzë shqiptare përpiqet të ndërtojë të ardhmen e saj, pa e
shkëputur veten nga rrënjët që e kanë formësuar.
Egnatia
Topi mbart një emër që është shumë më tepër se një emërtim: është gjurmë
historie, lidhje me një tokë dhe një enigmë që kërkon përgjigje. Mes kujtimeve
të fëmijërisë, rrëfimeve të gjyshes, ëndrrave të pashpjegueshme dhe udhëtimit
drejt Shqipërisë, ajo nis të kërkojë fillin që lidh të tashmen e saj me një të
kaluar të largët.
Por historia
nuk jeton vetëm në gurë, rrënoja e monedha të lashta. Ajo jeton edhe në
dashuri, në ndarje, në heshtje dhe në zgjedhjet që bëjnë njerëzit përballë
detyrimit, lirisë dhe ndjenjave të tyre.
Me një
rrëfim që ndërthur dimensionin historik me atë bashkëkohor, Egnatia
fton lexuesin të zbulojë se çfarë mbetet nga e kaluara brenda nesh dhe si mund
të bëhet njohja e saj një udhë drejt vetvetes.
Sepse
disa rrugë nuk lidhin vetëm vende. Ato lidhin kohë, fate dhe jetë njerëzore.
| Autori | Dhurata Kasa |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 328 |
| Data e botimit | Tetor 2026 |
| ISBN | 9789928960979 |
| Gjuha | Shqip |
































