Shporta juaj është bosh
Dr. Agim Karaj - Hipokrati i kohës sonë
Çdo biografi lind nga nevoja për të kuptuar nëse jeta që bëhet publike për lexuesin mbart një domethënie që ka vlerë për shoqërinë. Duhet të ekzistojë bindja e plotë që kontributet e një ekzistence të tërë, nuk mbarojnë kur njeriu ndahet nga kjo botë, por vazhdojnë të marrin kuptim sa herë që dikush tjetër i çmon dhe përfton vlera që i rezistojnë kohës. Biografia letrare vendos në qendër njeriun dhe profesionistin, pa lënë mënjanë pjesët e pathëna, të nënkuptuara, që mbushin ekzistencën e njeriut. Nëse do të mungonin paralelet e krahasimit mes jetës së protagonistit në qendër të rrëfimit dhe botës ku jetojmë, teksti i shkruar do të ishte vetëm një ushtrim i trurit, një kronologji bardhezi që do të kënaqte historianin, por do ta linte të pangopur lexuesin.
Libri “Dr. Agim Karaj: Hipokrati i kohës sonë”, ka në qendër mjekun onkolog Agim Karaj, ish-drejtues i pavijonit të onkologjisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, themelues i spitalit privat “Amavita” për kurimin e specializuar të sëmundjeve onkologjike, kirurgun e vlerësuar nga mijëra pacientë e familjarë, të cilët u kuruan nën kujdesin profesional të tij. Profili njerëzor i doktor Karajt ishte krejt ndryshe nga ai që mund të përfytyrohet mbi jetën e një mjeku me emër. Ai jetoi si një njeri i thjeshtë, i drejtpërdrejtë, që mishëronte karizmën e profesionistit, por pa krijuar largësi me njerëzit e zakonshëm.
| Autori | Eris Rusi |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Fotografi Biografi Intervista |
| Numri i faqeve | 360 |
| Data e botimit | Nëntor 2026 |
| ISBN | 9789928961051 |
| Gjuha | Shqip |
































