Unë dhe të tjerët

Ky libër është një përpjekje për t’i dhënë qëndrueshmëri mendimit, për ta nxjerrë reflektimin nga përkohshmëria digjitale dhe për ta vendosur në një formë që mund të mbahet në dorë, të lexohet me qetësi dhe të dialogojë me lexuesin pa ndërmjetës.

“Unë dhe të tjerët” nuk pretendon të japë përgjigje përfundimtare. Ai thjesht shtron pyetje, parashtron mendime dhe fton lexuesin të ndalet, të mendojë dhe, ndoshta, të gjejë veten mes këtyre faqeve.

Ky libër nuk mbyllet këtu. Ai veç ndalet për një çast, ashtu si njeriu që mbështetet në prag për të marrë frymë pas një rruge të gjatë. Mendimet që janë mbledhur në këto faqe nuk janë të përfunduara, sepse as jeta nuk është e tillë. Ato janë çaste, pyetje, ndalesa të shpirtit përballë kohës ku jetojmë.


Detajet rreth librit
Autori Enkelejda Kondi Masseboeuf
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Refleksione

Numri i faqeve 348
Data e botimit Nëntor 2026
ISBN 9789928961112
Gjuha Shqip
Libër fizik
1600 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune