Ora e Zooparkut

"Romani "Ora e Zooparkut" i Zija Çelës vjen në kohën e pjekurisë më të madhe letrare dhe artistike të autorit. Ai bëhet njëkohësisht dëshmi e niveleve të reja të letërsisë shqipe, e cila tashmë ka arritur ta tejkalojë fazën e tranzicionit me shkrimtarët e saj më të mirë dhe me vepra që prodhojnë stabilitet letrar e kulturor.

"Ora e Zooparkut" është shkrim i pastër letrar, monument artistik i ngritur me gjuhë dhe stil shembullor, me vizione të aktualitetit dhe një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit.

Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.

"Ora e Zooparkut" është roman bashkëkohor në kuptimin më të mirë të fjalës. Është arritje e shkëlqyer e prozës shqipe."

Detajet rreth librit
Autori Zija Çela
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Proza

Bashkëkohorë

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 280
Data e botimit Qershor 2017
ISBN 9789928235381
Gjuha Shqipe
Libër fizik
700 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune