Dorëshkrimi i gjetur në Akra

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij.

Mes gjindjes përreth ka të krishterë, hebrenj e myslimanë, të mbledhur trumë, në pritje të fjalimit që duhet t'i përgatisë për betejën e afërt, por Kopti nuk do t'u flasë për të: plaku i urtë i grish të kthejnë shikimin nga mësimet e jetës së përditshme, nga sfidat dhe nga vështirësitë që duhen përballur.

Sipas Koptit, mençuria e vërtetë buron nga dashuria, nga dështimet e vuajtura, nga ditët e krizës, po aq sa nga të lavdisë, si dhe nga bashkëjetesa e përditshme me pashmangshmërinë e vdekjes. Dorëshkrimi i gjetur në Akra, është një ftesë për të reflektuar mbi parimet tona dhe mbi humanizmin tonë; është një himn për jetën, për të jetuar çastin kundër vdekjes së shpirtit.

Detajet rreth librit
Autori Paulo Coelho
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Erion Gjatolli
Kategoria

Roman

Bashkëkohorë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 184
Data e botimit Mars 2017
ISBN 9789928235329
Gjuha Shqipe
Libër fizik
800 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune