Paulo Coelho
PAULO COELHO
ka lindur në Rio-de-Zhanejro më 1947.
Ai është vlerësuar si një prej autorëve më
të shitur dhe më me ndikim në letërsinë
botërore bashkëkohore. Veprat e tij, të
botuara në më shumë se 170 vende, janë
përkthyer në 88 gjuhë të ndryshme të
botës dhe janë shitur në më shumë se 320
milionë kopje në të gjithë rruzullin. Vepra
e tij e parë që fitoi famë ndërkombëtare
mbetet “Alkimisti”, me mbi 85 milionë
kopje të shitura deri tani.
Ndër çmimet më të rëndësishme që
ka marrë autori, mund të përmendim:
“Crystal Award” nga Forumi Ekonomik
Botëror; titullin “Kalorësi i Urdhrit
Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë
nga qeveria franceze.
Që prej 2002-it, Paulo Coelho është
anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave.
Atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes” nga
Kombet e Bashkuara, më 2007.
Për të mësuar më shumë vizitoni:
www.paulocoelhoblog.com