Shporta juaj është bosh
Spiunia
Paris, burgu
Saint-Lazare, 1917. Një grua pret me krenari fatin e saj. Ka vetëm një dëshirë:
që e bija të dijë të vërtetën, që të mos i besojë askujt veç së ëmës. Kështu,
merr laps e letër për të treguar jetën e saj të guximshme dhe të përfolur. Ajo
është Mata Hari, gruaja më e adhuruar dhe më e dëshiruar e kohës së saj:
balerinë turbulluese, grua joshëse e pagabueshme në zgjedhjen e burrave më të
pasur e të fuqishëm, e aftë të jetë për ta kurtizane, dashnore dhe njeri i
besuar; ndoshta, edhe për këtë arsye, ngjallte xhelozi dhe smirë te gratë e
aristokracisë parisiene.Ajo është një grua me emra të shumtë: Margareta, emri i
lindjes, znj. MekLeod, siç njihej në Javë; H2I, emri i koduar që i caktuan
gjermanët gjatë luftës. E shkuara e Mata Harit është e errët, e tashmja e saj
gjithmonë e rrezikshme: ia kushtoi jetën lirisë dhe dëshirës, sfidoi paykimet e
shoqërisë, ndërsa tani mban akuzën çnderuese të spiunes.
Autori | Paulo Coelho |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Erion Gjatolli |
Kategoria |
Roman Bashkëkohorë Mister Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 208 |
Data e botimit | Dhjetor 2017 |
ISBN | 9789928235688 |
Gjuha | Shqipe |