Gollobordë (Golo Bordo), Shqipëri

Hulumtimet në terren të shkencës ruse nëpër zonat e kontaktit të Ballkanit, janë drejtuar nga Shën Petërburgu duke filluar që prej vitit 2008. ISL-ja pranë AShR së, MAE (Kunstkamera) AShR-ja dhe Universiteti Shtetëror i Shën Petërburgut (UShSt-P) po studiojnë në mënyrë të shumanshme rajonet e Gollobordës, Gorës, Prespës, Devollit, Korçës, Kolonjës dhe të Dropullit në Shqipëri, si dhe të rajonit të Cakonisë në Greqi; gjithashtu në ekspedita marrin pjesë edhe studentë të UShSt-P-së, si edhe aspirantë të AShR-së. Për shkencën tonë ka rëndësi ruajtja dhe përçimi i përvojës së rrallë në fushën e organizimit dhe të zhvillimit të ekspeditave në Ballkan dhe në territorin e ish-republikave të BRSS-së, si dhe analiza e materialeve, e pasuar më tej me botimin e punimeve të veçanta e përgjithësuese për tematikën e Ballkanit. Nga ana organizative, bashkimi i përpjekjeve të shkencëtarëve, që punojnë në strukturat e AShR-së dhe UShSt- P-së, si dhe angazhimi i specialistëve të rinj, i aspirantëve dhe i studentëve të kurseve të larta në të gjithë ciklin e veprimtarisë, kanë rëndësi të madhe për përgatitjen e kuadrove me kualifikim të lartë shkencor për të ardhmen. Për të hulumtuar zonat me popullsi dygjuhëshe është e domosdoshme që, përveç kualifikimeve të tjera, të zotërohen të paktën edhe këto dy gjuhë ballkanike, dhe për këtë arsye përgatitja e specialistëve të këtij drejtimi kërkon mund e kohë. Përfshirja, në këtë libër, e punimeve të studiuesve të rinj tregon efeketin e tyre në frytet e kësaj pune shumëvjeçare.

Detajet rreth librit
Autori Andrea N. Sobolev
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Studime

Numri i faqeve 232
Data e botimit Shkurt 2017
ISBN 9789928235534
Gjuha Shqipe
Libër fizik
700 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune