Shporta juaj është bosh
Klepsidra
Klepsidra është saga e Sizifit, lëvizja lart-poshtë si dhe poshtë-lart, që janë e njëjta gjë në pambarim. Më shumë se formë e kalimshmërisë së brishtë, e matematikës së thërrmijave të lëvizshme është amshim i pamatshëm dhe një absolute e vetëmjaftueshme. Çuditërisht ky është edhe një ligj i letërsisë, artit të subjekteve (secila palë është subjekt i vetëm dhe i shumëfishtë).
Karakteri klepsidar i librave nuk vihet dot në dyshim. Origjinaliteti është pikërisht te lëvizja, te vullneti i pathyer i shkrimtarëve sizifianë. Pa këtë lëvizja zhduket, pra edhe vetë klepsidra reale ose si simbol.
| Autori | Moikom Zeqo |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Proza Bashkëkohorë Mister Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 356 |
| Data e botimit | Tetor 2011 |
| ISBN | 9789994317615 |
| Gjuha | Shqipe |
































