Shporta juaj është bosh
Çajld Harold
Poema Çajld Harold pjesërisht u botua për herë të parë në mars 1812 dhe njohu sukses të menjëhershëm. Autori në të përshkruan shtegtimin e heroit në vende ekzotike duke shprehur fuqimisht zhgënjimin dhe melankolinë e epokës pasrevolucionare.
Këngët e Çajld Haroldit janë shkruar në periudha të ndryshme të krijimtarisë poetike të Bajronit. Këngën e parë filloi ta shkruajë në tetor 1809 dhe ajo mbart përshtypjet e udhëtimit të tij nëpër Spanjë, Portugali e Shqipëri. Nga këto vende Bajroni, i njëjtësuar me Çajld Haroldin, nis rrugëtimin e tij të gjatë. Në Shqipëri ai u mirëprit nga Ali pashë Tepelena dhe prej këtej kaloi në Greqi (kënga e dytë). Në këngën e tretë, shkruar më 1816, heroi viziton Vaterlonë pas betejës dhe flet për Gjermaninë e Zvicrën. Poema mbyllet me këngën e katërt, në të cilën Bajroni i dërgon një letër mikut të tij Hobhaus, ku ndër të tjera i tregon për Italinë, vend me të cilin mbyll poemën. Ky botim është përkthim i ri i kryeveprës bajroniane dhe ka një risi estetike e cila shprehet në qëndrimin besnik ndaj origjinalit.
| Autori | Xhorxh Gordon Bajron |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Përkthyesi | Napoleon Tasi |
| Kategoria |
Poezi Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 408 |
| Data e botimit | Gusht 2004 |
| ISBN | 99927-1-899-4 |
| Gjuha | Shqipe |
































