Shporta juaj është bosh
Djalli komik
Me
“Djallin Komik” Zija Çela ka ndërtuar ekuivalentin fiktiv më të plotë,
njëkohësisht më dërrmues dhe më parodizues të botës shqiptare. Ai e ribën
realitetin sipas hierarkisë së kategorive politike, sociale e morale, për ta
kthyer më pas në një parabolë ironike tronditëse, me shumësi kontekstesh e
situatash, me personazhe dhe heronj të papërsëritshëm, të cilët sado fantastikë
që të duken, komunikojnë në mënyrë të mahnitshme me realitetin tonë dhe
derivatet europiane.
Rrëfimi është ai që mbizotëron prozën e Zija Çelës. Rrëfim i zhdërvjellët, alegorik, meditativ, me depërtime gjuhësore në shtresime kuptimore të panjohura dhe të paprovuara për prozën tonë. Zija Çela është shkrimtar që ka njohur mundësinë e pafundme të shkrimit alegorik. Proza e tij, e dëshmuar në një sërë veprash, është arritje kulmore e letërsisë shqipe.
| Autori | Zija Çela |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Roman Proza Me temë shoqërore Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 336 |
| Data e botimit | Korrik 2018 |
| ISBN | 9789928277169 |
| Gjuha | Shqipe |
































