Thelbësorja në jetë

...Libri tregon historinë e dy personazheve që janë pothuajse çdo ditë të përfshirë nga e shkuara naziste. Ata mendojnë se janë të palumtur, ndaj përpiqen të jetojnë  si të mundin, duke mos ditur e duke mos arritur të luftojnë kundër historisë.
Hipoteka e rëndë e Holokaustit rëndon mbi ndërgjegjen e çdo gjermani, por kjo nuk mund t'i pengojë të dashurojnë, të jenë të dashuruar dhe ta shikojnë te ardhmen me qetësi. Romani është provokues,  pasi thelbësorja  transformohet në diçka mjaft të ndryshme për gjithsecilin.  Graciela,  e perfshirë në një marrëdhënie me një burrë të martuar, gjen thelbësoren të shkëmbimet seksuale; për Hansin është arkivi i  kompjuterizuar i  institutit  ku punon; për shoqerinë gjermane thelbësorja është të vazhdoje të ndriçojë atë çka është e errët, të hedhë dritë mbi të shkuarën,të gdhendë emrat e të intemuarve mbi gurët e kalldrëmeve, apo të ngrejë monumente çimentoje në kujtim të përjetshëm të historisë...
Një roman i përkryer, i guximshëm dhe i rrezikshëm për atë çka përmban, por i fortë dhe i këndshëm për t'u lexuar...

Detajet rreth librit
Autori Iris Hanika
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 224
Data e botimit Shtator 2016
ISBN 9789928205421
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune