Shporta juaj është bosh
Një mijë e një net 3
Zanafilla e kësaj përmbledhjeje, me titull Një mijë e një net ashtu si dhe sfondi i saj historik që i shërben si kornizë, janë me gjasë me origjinë indiane, megjithëse ekziston tashmë një version edhe në arabisht që i përket shekullit IX. E pasuruar dhe e përpunuar në vazhdimësi përgjatë shekujve, kjo përmbledhje arriti të merrte, vetëm më 1400-ën, formën në të cilën e kemi sot. Një mijë e një net është ndoshta përmbledhja më e jashtëzakonshme e historive e të gjithë letërsisë. Preteksti që i jep jetë narracionit dhe që është në zanafillë të titullit është shumë i njohur: princesha Shehrazade arrin të shpëtojë nga vdekja, me të cilën i ndëshkonte sulltani dashnoret e tij të një nate, duke i treguar një numër të pafundëm historish të mrekullueshme, të ngërthyera njëra me tjetrën me mençuri si loja e kutive kineze. Për një mijë e një net sulltani mizor do të dëgjonte i mahnitur aventurat e princeshave të bukura, mbretërve të fuqishëm, xhindeve me fuqi të jashtëzakonshme, apo për personazhet, emrat e të cilëve janë tashmë të njohur, si Aladini, Simbad detari ose Ali Baba. Në fund të tregimeve, sulltani nuk mund të bënte tjetër veçse të dashurohej me Shehrazaden.
Kryevepra e letërsisë arabe që prej më se tre shekujsh nuk resht së mrekulluari Perëndimin.
Autori | Grup autorësh |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Klasikë Përralla Letërsi e huaj Libra që u bënë film 9-12 vjeç Libra për fëmijë |
Numri i faqeve | 355 |
Data e botimit | Gusht 2010 |
ISBN | 9789994315901 |
Gjuha | Shqipe |