Dragoi i fildishtë

Në fillim të viteve ’90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris. Prej andej rrëfimi shpërngulet në kohë dhe hapësirë, vendoset në Pekin, në mjediset studentore të fillimit të viteve ’60, ku protagonisti ka kryer studimet. Ka njohur dhe kinezen e bukur Sui Lin. Por, a mund të ketë të ardhme dashuria e një djaloshi shqiptar me një kineze të bukur? Në gjurmë të ca jetëve të rrënuara, në këtë roman, ndër më tërheqësit dhe më të veçantët e letrave shqipe të pesëmbëdhjetë viteve të fundit, Kongoli sjell mjeshtërisht ngjyrat e një epoke. Lirik e dramatik njëherazi, ai është shpallur nga Ministria e Kulturës romani më i mirë i vitit 2000 dhe, po atë vit, ka fituar çmimin “Velia”. Është botuar gjithashtu në Francë dhe Itali.

Detajet rreth librit
Autori Fatos Kongoli
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Bashkëkohorë

Letërsi shqipe

Fitues çmimesh

Numri i faqeve 332
Data e botimit Mars 2009
ISBN 99943-1-073-9
Gjuha Shqipe
Libër fizik
800 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune


Gjithashtu në E-book
720 Lekë

I disponueshëm menjëherë