Shporta juaj është bosh
Historia si një mushkë
Ky
lloj ngacmimi më është dukur gjithmonë si përpjekje e fshehtë, nga ana e të
moshuarve, për të zhvlerësuar atë që jep mosha e re. Është e shëmtuar zilia e
pleqve. Plaku në fjalë bashkë me të riun kishin gjithë ditën që udhëtonin me
diellin mbi kokë dhe tani, befas, ai ishte larguar, me një kërcim kishte dalë
përpara tyre dhe sikur prehej një çast në qafën e malit, duke i parë të dy
udhëtarët drejt në fytyrë. Atje lart, në qafë të malit, duhej të ngjiteshin
doemos edhe plaku bashkë me të riun, pa vonesë, domethënë para se të binte
nata, dhe doemos të dy bashkë, për të zbritur pastaj po ashtu të dy në anën
tjetër, ku ishin ata, që i prisnin.
Autori | Besnik Mustafaj |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Novela Letërsi shqipe Libra të rinj |
Numri i faqeve | 256 |
Data e botimit | Nëntor 2020 |
ISBN | 9789928327628 |
Gjuha | Shqipe |