Besnik Mustafaj
Besnik
Mustafaj (Bajram Curr, 23 shtator 1958) është një politikan, diplomat,
përkthyes dhe shkrimtar i njohur shqiptar.
U
diplomua në Universitetin e Tiranë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, 1982. Ai
ishte Ambasadori i Shqipërisë në Francë nga 1992 deri 1997, dhe më 2005 u
emërua Ministër i Punëve të Jashtme. Pas një kohe të gjatë ai hoqi dorë nga politika
për t’ia kushtuar kohën e vet letërsisë e të shkruarit.
Ai
shkruan në zhanre të ndryshme si: poezi, novela, proza, ese, skenarë e filmash,
romane dhe përkthime. Kritikët shqiptarë dhe të huaj e konsiderojnë atë si një
nga autorët më përfaqësues modernë të letërsisë shqipe. Besnik Mustafaj ka qenë
kryeredaktor i revistës “Bota Letrare”.