Shporta juaj është bosh
Kapitulli i Amerikës
“Kapitulli
i Amerikës” është një kronikë autobiografike, që vjen
si vazhdim i një prej librave tashmë të njohur të Kongolit, më i rëndësishmi
siç e quan ai vetë "Iluzione në
sirtar”.
Vendin
kryesor e zënë kujtimet e autorit për
një periudhë prej afër shtatë vjetësh, kur ai ka jetuar më së shumti në SHBA.
Për herë të
parë, në këtë
libër, na shfaqen portrete
shqiptaro-amerikanësh të fushës së
letrave, miq e të njohur të dikurshëm të autorit, ndër ta edhe figura të
shquara. Si dhe organizimet, veprimtaritë e tyre, në Nju-Jork apo Detroit,
mjediset mikpritëse të një bote “të shpërngulur” shqiptare etj.
Për
herë të parë, gjithashtu, në këtë libër Kongoli përshkruan
hollësisht
peripecitë e pabesueshme, me të cilat u
përball pas një sëmundjeje të
rëndë.
Dhe rikthimin në jetë përmes një aventure të re, siç e quan ai romanin e tij më
të fundit “Gënjeshtarë të vegjël”.
Autori | Fatos Kongoli |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Roman autobiografik Kujtime Bashkëkohorë Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 304 |
Data e botimit | Qershor 2020 |
ISBN | 9789928327666 |
Gjuha | Shqipe |