Shporta juaj është bosh
Aleksandër Moisiu në shtypin francez të kohës 1912-1935
Aleksandër
Moisiu ka lindur më 2 prill 1879 në Trieste dhe është ndarë nga jeta më 23 mars
1935 në Vjenë.
Marrëdhëniet
e këtij gjiganti të skenës me Francën kanë qenë vërtet speciale, të llojit “je
t’aime, moi non plus…”. Si një ikonë e teatrit të Kontinentit të Vjetër,
shtypi francez i kohës i ka kushtuar një seri shkrimesh që nga viti 1912 e deri
më 1935-n, duke ndjekur në këtë mënyrë lëvizjet e tij nëpër disa shtete si në
Francë, Austri, Gjermani, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holandë,
Argjentinë, Rumani dhe Belgjikë.
Kritika
franceze e mirëpret artin e tij në vitet 1912 – 1913, por gjatë Luftës së Parë
Botërore, ai do të angazhohet apo do të detyrohet të angazhohet në ushtrinë
gjermane, në skuadriljen e aviatorëve. Marrëdhëniet e tij me francezët
logjikisht do të ftohen. Në shtator të 1915-s i kapet rob në Champagne
(Francë). Në mars të 1916-s tenton të arratiset gjatë një transferimi në burgun
e Toulouse-s (Francë). Hidhet nga treni bashkë me një tjetër gjerman duke u
fshehur kështu në një pyll. Shumë shpejt do të kapet dhe do të dorëzohet para
autoriteteve franceze. Detajet e kësaj arratie dhe kapja janë përshkruar në
mënyrë të hollësishme nga shtypi lokal i kohës. Në qershor të 1916-s, e
transferojnë në Gjenevë (Zvicër) bashkë me 25 të burgosur gjermanë (bëhet fjalë
për një shkëmbim të burgosurish franko-gjermanë).
Rikthimi
i tij i fuqishëm në skenën e teatrit francez dhe “pajtimi” me publikun vendas
do të ndodhë vetëm disa vite më vonë, në tetor të 1927-s, megjithëse ishte
parashikuar që të shkonte në qershor të po atij viti, por disa mosmarrëveshje ose
keqkuptime bënë që ky rithkim të shtyhej për disa muaj. Aleksandër Moisiu do të
shkëlqejë në Francë duke aktruar si në gjuhën e Gëtes ashtu edhe në atë të
Molierit.
Me
këtë rikthim të suksesshëm në Francë, gazetat vendase do të vazhdojnë të
ndjekin nga afër aktivitetin e talentit me origjinë shqiptare duke e mbajtur
kështu gjithmonë e më pranë publikut francez, deri në frymën e tij të fundit.
Autori | Aurenc Bebja |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Histori Me temë historike Biografi Letërsi shqipe Libra të rinj |
Numri i faqeve | 162 |
Data e botimit | Nëntor 2020 |
ISBN | 9789928327901 |
Gjuha | Shqipe |