Shporta juaj është bosh
Hipi
Në romanin e tij më autobiografik, Paulo Coelho-ja na kthen
pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe
guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës.
Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimim më të thellë të ekzistencës.
Rrugët e tyre puqen në Amsterdam dhe së bashku vendosin të nisen për në Azi, përgjatë një itinerari të njohur hippie. Gjatë udhëtimit nga Evropa për në Katmandu me Autobusin Magjik, Karla dhe Pauloja përjetojnë një histori të jashtëzakonshme dashurie, krahas aventurave, historive të bashkudhëtarëve dhe takimeve të rastësishme.
Bashkë me shokët e udhëtimit, përballen me dëshira dhe frikëra, jetojnë revolucione të mëdha e të vogla, si dhe përqafojnë vlera të reja që do t'i ndryshojnë përgjithmonë.
Autori | Paulo Coelho |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Erion Gjatolli |
Kategoria |
Aventure Roman Me temë shoqërore Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 300 |
Data e botimit | Gusht 2019 |
ISBN | 9789928277398 |
Gjuha | Shqipe |