E fshehta e shokut tim të ngushtë

Vera nuk arrin t’u qëndrojë larg belave. Motra e saj binjake, Çeleste, është në Japoni, dhe asaj i duhet të përballet e vetme me ndryshimin e mistershëm që ka pësuar shoku i saj i ngushtë, Orfeo, të cilin e ka njohur në universitet dhe ndaj të cilit ndien një tërheqje të fortë, një ndjenjë të turbullt, megjithëse vazhdon lidhjen me Masimon. Orfeo, studenti me mesataren më të lartë në fakultet, njeri karizmatik, ka humbur vëllain para pak kohësh, por kjo nuk mund t’i shpjegojë ndodhitë e çuditshme ku duket se është përfshirë...

Një ditë, Vera arrin rastësisht të shikojë në telefonin e tij një mesazh nga një aplikacion misterioz: Domethënia e fshehtë e jetës. Për çfarë bëhet fjalë, vallë?

Detajet rreth librit
Autori Giulia Besa
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Diana Çuli
Kategoria

Romancë

Roman

Bashkëkohorë

Sentimentalë

Letërsi e huaj

Letërsi për adoleshentë

Numri i faqeve 352
Data e botimit Shkurt 2021
ISBN 9789928327819
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune