Me ty përtej detit

Dukej një darkë si gjithë të tjerat, por në fakt, babai i Aurorës u zbulon se ishte i përfshirë në një skandal seksual me të mitura. Ajo dhe mamaja e saj transferohen menjëherë nga Roma në Aula, por distanca nuk i ndihmon për të përballuar tronditjen. Në njërën prej ditëve të vështira, Aurora gjen një model varke në miniaturë, që kishte dashur ta montonte me gjyshin e saj para se ky i fundit të ndërronte jetë. Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.

Ndërkohë ajo njeh Rikardon, gjaknxehtë dhe kokëkrisur, që e fton në ekskursione me motor përmes pyjeve dhe e bën të provojë emocionin e një banje vjeshte në ujëvarë. Gjërat nuk janë kurrë kaq të thjeshta dhe, një ditë, për çudi, Alesandroja i propozon Aurorës të takohen...

 

Detajet rreth librit
Autori Giulia Besa
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Xhimi Lazri
Kategoria

Roman

Drama

Sentimentalë

Letërsi e huaj

Libra të rinj

Refleksione

Numri i faqeve 336
Data e botimit Tetor 2021
ISBN 9789928348029
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune