Shporta juaj është bosh
Djali i keq që unë dua
Kiara, në vitin e fundit të liceut në Romë, është vajza klasike e mbarë. Historia e saj me Tomason, një djalë më i madh se ajo, mori fund në mënyrën më të keqe: e pasigurt, ajo nuk arrin t’i jepet plotësisht dhe ai e lë duke e poshtëruar në sy të shokëve të tij. Pak ditë më pas, Kiara njeh Çezaren: i gjatë, fizik atleti, flokë të zinj dhe sy të thellë e pak melankolik. Por Çezare është i rrezikshëm po aq sa edhe tërheqës. Në gjoks ka një tatuazh gjembash, që kapërthehen mes tyre, simbol i mbylljes së tij ndaj dashurisë.
Kiara tërhiqet prej tij, por kërkon edhe t’i qëndrojë larg. 
Edhe Çezare, i cili fsheh brenda tij plagë të vjetra, do të 
donte t’i qëndronte larg, por tundimi është mjaft i fortë. 
Fillon kështu një histori dashurie në sfondin e Romës, po 
aq mahnitëse sa edhe dashuria mes dy të rinjve.
| Autori | Giulia Besa | 
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena | 
| Përkthyesi | Xhimi Lazri | 
| Kategoria | 
                                                             Romancë Sentimentalë Letërsi e huaj Letërsi për adoleshentë  | 
                                                
| Numri i faqeve | 320 | 
| Data e botimit | Mars 2021 | 
| ISBN | 9789928327963 | 
| Gjuha | Shqipe | 
































