Binjake

Çeleste, vajza më popullore e shkollës, braktis në mënyrë të pashpjegueshme liceun, pikërisht pak para provimeve të maturës. Atëherë, Vera, binjakja e mbyllur dhe serioze, vendos të zbulojë se çfarë e ka tronditur aq shumë të motrën. Për të hetuar sa më mirë, ajo shndërrohet si e motra, duke hyrë në botën e saj vezulluese. Shpejt, ajo përballet me sekrete të pathëna dhe aspekte të paparashikueshme të personave pranë saj: Masimon, i fejuari i Çelestes, që Vera e ka konsideruar gjithmonë si një djalë arrogant dhe sipërfaqësor; Paolon, i vetmi mik që Vera ka pasur ndonjëherë; madje edhe babain, i ashpër, por që në pamje të jashtme duket i ekuilibruar dhe i paanshëm... Pas sipërfaqes së qetë të jetës së saj dhe së motrës, Vera zbulon hije, tradhti, por edhe mundësi për t’u dashuruar. Dhe, njëkohësisht, edhe për Çelesten hapen perspektiva që nuk i kishte imagjinuar kurrë.

Detajet rreth librit
Autori Giulia Besa
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Erion Gjatolli
Kategoria

Aventure

Romancë

Roman

Bashkëkohorë

Sentimentalë

Numri i faqeve 304
Data e botimit Prill 2021
ISBN 9789928327826
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune