Shporta juaj është bosh
Kristos
Edhe sekretet e thella, siç duket, nuk duruakan dot kaq gjatë, ndizen, prushërojnë aty brenda vetes si në një vatër vullkani e vjen koha kur duan të dalin në dritë. Tani e nxora jashtë vetes atë prush e ndihem më mirë. Ti ishe masha që trazove urët, m’i ndeze pas vitesh fjetur. Pse pikërisht ti, nuk di ta them, por e ndiej se ishe i duhuri që mund të të besoja sekretin e madh të jetës sime. Ndoshta ngaqë je kaq i dëlirë dhe i pafaj, ndoshta se je jetim si unë. Por edhe pse je gjak shqiptar, si unë. Pas shumë e shumë vjetësh nuk kam mundur të flas kaq pa drojë në gjuhën tonë.
| Autori | Qazim Muska |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 256 |
| Data e botimit | Qershor 2021 |
| ISBN | 9789928327420 |
| Gjuha | Shqipe |
































