Edenushi dhe mami-zanë

Dielli i përshëndeti bukur edhe mëngjesin tjetër. Ai dukej se nuk donte t’u mungonte fëmijëve në këto ditë të zymta. Krenar dhe i ngrohtë dielli shkëlqente duke i ftuar fëmijët të lodrojnë në tarracën e pallatit.

Mami-zanë ka marrë me vete shumë tullumbace dhe bashkë me Edenushin po i lidhin poshtë një litari që e kanë tendosur dhe kapur në të dyja anët. Kush i prek tullumbacet me kokë, mami apo Edenushi? Vogëlushi vrapon dhe shtyn me kokë herë njërën dhe herë tjetrën, pas tij mami, që bën sikur ngelet pas djalit. Ai nxitet t’i shtyjë me kokë tullumbacet e kaltra, ndërsa mami të bardhat. Herë-herë ato plasin dhe vogëlushi hidhet e qesh. Pas pak i vjen pranë shoku i vet, Diegoja, dhe të dy vrapojnë duke shtyrë tullumbacet. Më pas mami-zanë fillon të luajë me top, ajo shtyn me këmbë topin e kuq dhe ia drejton Edenit, ndërsa Diegoja vrapon pas topit të verdhë. Vogëlushët rendin pas topave dhe mbi kokat e tyre lëvizin tullumbacet ngjyra-ngjyra. Po, po, sot tarraca u shndërrua në një fushë të vogël topash.

Detajet rreth librit
Autori Loreta Vaso
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Prindër dhe fëmijë

Libra të ilustruar

3-5 vjeç

Libra për fëmijë

Numri i faqeve 48
Data e botimit Tetor 2021
ISBN 9789928348449
Gjuha Shqipe
Libër fizik
500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune