Shporta juaj është bosh
Zjarrvënësit
Në lagjet protestante të Belfasitit mjafton një shkëndijë për t’i vënë zjarrin gjithçkaje si në vitet e Turbullirave. Vendimi i bashkisë së qytetit për të kufizuar lartësinë e zjarreve festive të solsticit veror, shkakton një shpërthim zemërimi të papritur. Rrugët gëlltiten nga flakët. Semi, një sindikalist i vjetër paraushtarak, shikon me shqetësim të thellë që i biri po ecën në gjurmët e tij të dhunshme. Nga ana tjetër, Xhonatani, mjek, është i bindur se vajza e tij e porsalindur është gjysmë njeri gjysmë sirenë. Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konfliktet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social. Një roman tronditës ku dhuna dhe humori ndërthuren me realitetet më ekstreme.
Autori | Jan Carson |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Maniela Sota |
Kategoria |
Roman Bashkëkohorë Letërsi e huaj Libra të rinj |
Numri i faqeve | 416 |
Data e botimit | Korrik 2021 |
ISBN | 9789928348630 |
Gjuha | Shqipe |