Dhomat pa mure

Ishte si një shkundje, kur e lexova për herë të parë. M’u duk sikur qe shkruar për mua: “Idhujt s’duhen prekur, prarimi i tyre të mbetet ndër duar”. Prej fare pak kohësh kisha filluar të njihja nga afër ndonjë prej atyre që u kisha adhuruar librat, mbi kopertinat e të cilëve emri u qëndronte si mbi një fron mbretëror. Por, me gjasë, diçka tjetër kisha qenë duke pritur nga njohjet. Nuk e kisha të qartë se çfarë. S’e kuptoja pse pritshmëritë nuk po më përmbusheshin. Ama, shprehja që s’di ku e lexova, për ta shkruar menjëherë se mos e harroja, në faqen e parë të një blloku telefonash që e mbaja gjithnjë me vete, ishte çliruese. Duke më mjaftuar libri, unë vazhdoja megjithatë ta kisha për zemër të rendja e t’i takoja shkrimtarët. Në këtë pikë, mendimi më përputhej më shumë me atë të Salingerit që thoshte pak a shumë se kur mbaronte një libër të mirë ndiente një lloj dëshire për ta pasur mik shkrimtarin, në mënyrë që të mund ta merrte në telefon. Me siguri, jo thjesht për ta përshëndetur a uruar për librin. Më shumë nga kureshtja. Është një lloj kureshtjeje nga e cila të gjithë ata që lexojnë përthithen, sado që në masa të ndryshme e forma të pakrahasueshme.

Detajet rreth librit
Autori Arta Marku
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Letërsi e huaj

Libra të rinj

Numri i faqeve 592
Data e botimit Nëntor 2021
ISBN 9789928348579
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1700 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune