Alkimisti - Hard Cover

"Jo të gjithë njerëzit i shohin ëndrrat e tyre njësoj. " 

                                    nga Alkimisti


"Alkimisti" , me format dhe dizajn të ri, dhurata që gëzon gjithkënd!

                                                           ***


Romani magjepsës i Paulo Coelho-s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë. Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja, për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat. Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjëri prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën. Por, ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në shtëpinë e tij. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

Detajet rreth librit
Autori Paulo Coelho
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Nonda Varfi
Kategoria

Roman

Bashkëkohorë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 200
Data e botimit Maj 2022
ISBN 9789928348746
Gjuha Shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune